Miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni e ka komentuar dhe ish-ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demiraj.

Në një postim në rrjetet sociale, Demiraj është shprehur se ky është hapi më i rëndësishëm i marrë nga qeveria maqedonase dhe me vonesë.

Më tej Demiraj ka shkruar se nëse shqiptarët do punonin të bashkuar integrimi në BE do të ishte më i lehtë.

Postimi i plotë:

Te nderuar bashkekombas!

Miratimi ne FYROM i gjuhes shqipe eshte nje hap i madh dhe i rendesishem, i cili padyshim qe eshte i vonuar por erdhi jo si deshire e maqedonasve , por vetem si pasoje e rritjes se fuqise politike, ekonomike dhe diplomatike te Shqiptareve atje dhe jo vetem.

Nese te gjithe shqiptaret do te ishin te bashkuar kudo ku jetojne dhe nese do kishin qeverisje me kombetare, te pakorruptuar dhe serioze qe do te mendonte se pari per Kombin dhe popullin e tyre, atehere dhe niveli i jeteses se tyre dhe integrimi ne BE do ishte bere me kohe.

Suksese vellezerve ne FYROM dhe se shpejti per here te pare dhe me nje President Shqiptar.