Një person është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit. Mësohet se viktima, Leonard Qesari, 61 vjeç, ka qenë ish-futbollist i Butrinit (1970 – 1985).

Trupi i pajetë është gjendur në trotuar në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.