Modelja 26-vjeçare e Glamour, Veronica Valle, ka folur rreth rënies së saj në peshë, e cila pretendon se i ka ndodhur për shkak të sjelljes në shtrat të kampionit të Formula I, Luis Hamilton.

Ish e dashura e Hamilton ka rrëfyer për “The Sun” , se Hamilton ishte i dashuruar me “threesome” apo thënë ndryshe seksin treshe.

Modelja 26-vjeçare tha se sjellja e sportistit britanik u bë gjithnjë e më shumë e bezdisshme, me ndryshime humori dhe veprime të pakontrolluara. çka i ka shkatuar asaj stres dhe humbje në peshë.

Ajo vazhdoi:

”Luis është një karakter shumë i çuditshëm. Ai mund të ndryshojë gjendjen shumë shpejt edhe për gjërat më të parëndësishme, deri tek përdorimi i tualetit të “gabuar” sipas tij. Njëherë në shtëpinë e tij në Monaco mu desh të përdorja tualetin afër kuzhinës dhe filloi të bërtiste pse nuk hyra tek tjetri.”

Veronica ka treguar se kur gjendej në Karaibe me Hamilton, ai ishte shumë i dashur. Por ndryshoi shumë shpejt duke mos e kuptuar.

Modelja ka treguar se gjithçka kishte nisur në një festë në New York, ku kishte qenë me yllin e garave dhe aty i kishte kërkuar për të bërë treshe me Karrueche Tran.

Në një udhëtim tjetër në Barbados, Hamilton i kishte thënë si me shaka Veronica-s që do të bashkoheshin për treshe me një grua tjetër.

Ajo tha:

”Isha aq e zënë ngushtë, nuk dija çfarë të mendoja por e mora vetëm si një shaka për threesome.”

Megjithatë, Veronica mohon të ketë bërë seks treshe me Hamilton, pavarësisht këmbënguljes së tij të shpeshtë.