Arta Memedi është një nga artistet e njohua të vendit e cila ka bashkëpunuar së bashku me kompaninë “On Records”.

Por, ka kohë që këngëtarja simpatike e estradës shqiptare është larguar nga kjo kompani e cila e menaxhonte.

Ajo për Express ka treguar si filloi bashkëpunimi dhe si erdhi deri te largimi.

“Bashkëpunimi im me “OnRecords” erdhi i rastësishëm, fillimisht kam bërë 2 projekte tek ata pastaj pas lansimit të këngës me Mozzik “Kom dasht” u bëra edhe pjesë e lebelit. Mund të them që më ka ndihmuar bashkëpunimi me Mozzik mirëpo jo mënyra siç isha e menaxhuar më tutje. Bashkëpunimi me lebelin në fjalë nuk zgjati shumë për shkak që fokusi i produksionit ishte i shpërndarë në 12 artistë por sidoqoftë ndarjen nga ata e kam bërë në mënyrë të qetë dhe me marrëveshje”, është shprehur ajo.

Arta tashmë ka bashkëpunëtorë të tjerë dhe pas një pauze të shkurtë ajo pak ditë më parë publikoi projektin e saj më të ri “Bashkë”.