Irani ka rihapur të gjitha portat kufitare me Administratën Rajonale Kurde të Irakut (ARK), të cilat i kishte mbyllur rreth dy muaj e gjysëm më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesut Bateli, përgjegjës i Portës Doganore Haxhi Omeran, e cila ndodhet në kufirin e provincës Erbil, në një deklaratë për mediat lokale ka thënë se Irani sot në orët e mëngjesit, pas portës Pervezhan dhe Sejranbend është hapur edhe porta Haxhi Omeran.