Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, është shumë afër t’i bashkohet Interit si lojtar i huazuar dhe është në pritje të testeve mjekësore.

Braziliani nuk ka luajtur që prej prillit të vitit 2017 pas një serie lëndimesh, dhe do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësirë në ekipin e Barcelonës deri në fund të këtij sezoni.

Prandaj Barcelona mund të pajtohet ta huazojë atë, që është zgjidhje e përkryer për Interin, i cili nuk mund të shpenzojë gjatë janarit për shkak të kufizimeve të “Financial Fair Play”.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, të gjitha marrëveshjet për kalimin e tij në “Giuseppe Meazza” janë të gatshme.

Rafinha e ka marrë dritën jeshile qysh prej 18 dhjetorit se është i gatshëm të luajë rregullisht.

Megjithatë, mesfushori duhet t’iu nënshtrohet testeve shtesë mjekësore nga Interi, për t’u siguruar se mund të japë kontributin e tij për skuadrën e Lucianco Spallett