Interi ia ka ofruar mesfushorin e vet kreativ, Marcelo Brozovicin, skuadrës së Sevillës në Spanjë, raporton Sky Sport Italia.

Përfaqësuesit kroat i është kufizuar minutazhi këtë sezon me ardhjen e Luciano Spallettit, transmeton Express.

Me “Zikaltrit” që i kanë duart e lidhura nga parametrat e Financial Fair Play të UEFA-s, atyre u duhet të shesin për t’i rritur të hyrat.

Dhe sipas Sky Sport Italia, Interi ia ka ofruar Brozovicin Sevillës.

25-vjeçari i ka shënuar tri gola dhe dhuruar një asist në 14 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon, shumicën e të cilave pasi është futur nga banka rezervë.