Mkhitaryan është më i përfoluri te “Djajtë e Kuq”, që mund të largohet në merkaton e janarit.

Ish mesfushori i Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, mund t’i thotë lamtumirë Manchester United pas vetëm një sezoni e gjysmë në “Old Trafford”, raportojnw mediat britanike, Interi është seriozisht i interesuar për shërbimet e armenit dhe e dëshiron në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, por sipas mediave britanike Manchester United dëshiron ta shesë krejtësisht atë, e jo ta huazojë.

Raportohet se edhe Dortmund kërkon kthimin e 28 vjeçarit, që nuk po pëlqehet nga Jose Mourinho.

Interi është duke kërkuar të forcohet gjatë janarit dhe përveç Mkhitaryan, në listë për t’u transferuar në Milano janë edhe Deulofeu i Barcelonës dhe Pastore i PSG-së.