Ministria indiane e Mbrojtjes e anuloi blerjen e raketave kundër-raketore “Spajk” nga kompania shtetërore izraelite “Rafael”, njoftoi sot kompania izraelite.

Marrëveshja ishte në vlerë prej rreth 500 milionë dollarë, ndërsa publikimi i shfuqizimit të saj erdhi disa javë para vizitës së planifikuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Indi.

Personat zyrtarë indianë nuk ishin qasës që të japin hollësi për anulimin e marrëveshjes.

“‘Rafael’ shpreh keqardhje për vendimin dhe mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me Ministrinë indiane të Mbrojtjes dhe strategjinë e saj për vazhdim të punës në Indi, treg i rëndësishëm, siç është më shumë se dy dekada, që ta sigurojë Indinë me sistemet më të avancuara dhe inovative”, njoftoi kompania izraelite.

Anulimi ndodhi para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare.