Një burrë ndihej tepër mirë ndërsa po relaksohej në pishina me familjen e tij. Çuditërisht, një peshk i madh ra nga lart, drejt e në fytyrën e tij.

Russell Hogg, 32 vjec, ishte në një pishinë span në Zelandën e Re kur peshku ra prej sipër. Ai tha se ishte tepër konfuz për objektin që e kishte goditur derisa pa peshkun.

“Isha shumë i hutuar, kështu që dola nga uji për të parë cfarë më ka rënë nga sipër. U tërhoqa dhe mendova se mos ishte ndonjë zog që ra nga qielli,” – tha Russell.

Gjithashtu shtoi se peshku peshonte 2 kg dhe gjithë personat pranë tij u shokuan si dhe i sugjeruan të blinte një biletë lotarie, pasi e konsideronin fat.

Pas shumë fotografive me të, vendosën që t’ia hidhnin zogjve aty pranë.