Hysaj nuk dëshiron të largohet nga Napoli.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, shpreson të qëndrojë përgjithmonë te Napoli.

Hysaj është rritur shumë si lojtarë sezoneve të fundit dhe më parë raportohej se Barcelona interesohet për të e po ashtu edhe Manchester United.

Por, ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për të dhe se dëshira është që të qëndrojë sa më gjatë në Serie A te Napoli.

“A do të qëndroje përgjithmonë në Napoli? Po, definitivisht. Kam imagjinuar diçka të tillë. Jam shumë i lumtur dhe qyteti është i mrekullueshëm”, u shpreh Hysaj.

“Klauzola ime 50 milionë euro? Është klubi që e vendos, unë nuk e vendosi çmimin. Më duket shumë mua, por futbolli është duke shkuar…”

“Unë po mendoj vetëm për vete dhe nëse vjen dikush, atëherë do të shohim”, shtoi Hysaj