Thuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk pajtohen me përfshirjen e termit Maqedonia në emrin që do të dakordohet mes negociusve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas hulumtimit të mendimit publik nga agjencia “Mark” për gazetën greke “Proto tema”, 68 për qind nga të anketuarit përgjigjen negativisht në pyetjen nëse Greqia duhet të pajtohet me përdorimin e një emri të përbërë me termin Maqedonia në të, ndërsa përgjigje pozitove kanë dhënë vetëm 26,3 për qind nga të anketuarit.

Nuk e do shoqëria greke, nga Evros deri në Kretë, as edhe përkrahësit e partisë SYRIZA (64 për qind). 68 për qind JO për emër me termin Maqedonia në të, shkruan gazeta javore “Proto tema” në ballinën e saj, në lidhje me anketën e realizuar.

Nga ata që janë përgjigjur negativisht në pyetjen për termin Maqedonia, sipas rezultateve të anketës, 63,8 për qind janë votues të SYRIZA-s, ndërsa mendim të njëjtë kanë edhe përkrahësit e partisë opozitare ‘Nea Dimokratia’, 67 për qind janë kundër përdorimit të termit Maqedonia.