Një ngjarje mjaft interesante na vjen nga Turqia, ku një person është përballur me vajzën e tij pas 27 vjetësh.

Sefai Kaya kishte shkuar për të punuar në Xhibuti dhe atje kishe pasur lidhje me një femër, më pas ai ishte larguar për në Turqi, ku edhe ishte martuar dhe ka dy vajza.

Por, nga lidhja që kishte pasur në Xhibuti ai ishte bërë madje edhe baba për herë të parë duke mos ditur asgjë.

Sabrina, vajza e madhe e Sefait ka shkuar në Turqi për të kërkuar babin dhe ka arritur që ta gjejë përmes një emisioni televiziv.

Ai kishte pas harruar mjetin e identifikimit, në momentin që është rikthyer për në Turqi.

Kaya është shprehur se as që ja kishte idenë që ai ishte babi i një vajze tjetër. Pas testit të ADN-së është vërtetuar gjithçka.

Sabrina tashmë është shpërngulur për në Turqi ku jeton me familjen e re.