Gjykatësit e Apelit në seancë publike sot do të diskutojnë nëse do të heqin paraburgimin për ish ministrin e brendshëm Mitko Çavkov. Avokatët e tij kanë ngritur ankesë për vendimin e vazhdimit të paraburgimit para festave të fundvitit, transmeton Medial.mk.

Deri te gjykata e shkallës së dytë ka arrit edhe një ankesë për heqjen e paraburgimit për njërin nga të akuzuarit për ndodhitë e të enjtes së përgjakshme. Gjykatësi Safet Kadriu për Makfaks ka thënë se ende nuk kanë vendosur për seancat e djeshme publike lidhur me ankesat për paraburgimin e të dyshuarve.