Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për lajmi.net, ka folur për ngjarjet më të rëndësishme në vend gjatë vitit që e lamë pas.

Me Haradinaj është diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme e zgjedhjet lokale, ku i ka cilësuar arritje të madhe për partinë të cilën edhe e udhëheqë.

Kryeministri më pas thotë, se në momentin që deputetët i thonë jo demarkacionin, atëherë aktivizohet ai dhe qeveria për të gjetur zgjidhje.

“Tani problemin e kam të vonesat në Parlament. Pra, për të ditur në mars a kur (liberalzohen vizat) duhet të merret një vendim në Parlament, duhet  deputetët të vendosin për demarkacionin, lë të vendosin në bazë të bindjes së lirë, le të votojnë, nuk është fundi i botës edhe nëse votojnë jo”, ka thënë ai.

Më pas, kryeministri tregon për herë të parë për raportin e tij me kryeparlamentarin Kadri Veseli, dhe presidentin Hashim Thaçi, me të cilët dikur nuk i kishte marrëdhëniet e mira.

Tutje, flet edhe për takimin me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq, ku edhe kanë biseduar për demarkacionin.

“Ai ma konfirmoj, tha ne duke besuar se çdo gjë është ashtu siç jemi marr vesh na e kemi kryer punën tonë, sa i përket neve është punë e kryer. Sikur ta kishit kryer edhe ju do të ecim prej kësaj teme”, ka thënë Haradinaj.

Në vazhdim, Haradinaj thotë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese pasi kjo edhe e drejton nga Aleanca Veri-Atlantike.

Kryeministri tregon nëse iniciativa për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale ishte për të shpëtuar nga Specialja ai, Thaçi e Veseli.

Këto dhe çështje tjera mund t’i ndiqni në intervistën më poshtë të realizuar nga lajmi.net. /Flutura Toplana/Lajmi.net/