Kryeministri, Ramush Haradinaj ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë tri ditë më parë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas Ballkan Web, pasi që kreut të ekzekutivit kosovar iu refuzua viza për SHBA, ky i fundit i cili ka nënshtetësi shqiptare që nga 24 prilli i vitit të kaluar tashmë ka aplikuar për këtë dokument udhëtimi.

Ky veprim i Haradinajt vjen pak kohë pasi që presidenti, Hashim Thaçi kërkoi nga institucionet në Shqipëri që të pajisin me pasaporta të gjithë qytetarët e Kosovës, në mungesë liberalizimi nga BE-ja.