Eurokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në Tviter e ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Ratifikimi në Kuvendin maqedonas për marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë me Bullgarinë është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për rrugën e vendit drejt BE-së. Marrëveshja, gjithashtu, është reper për marrëdhënie të mira për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”, shkroi Han, njofton Portalb.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe kolegu i tij nga Bullgaria, Bojko Borisov me 1 gusht e kanë nënshkruan marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë.