Sot (15 JANAR 2018 ) Komisioni për Çështje Evropiane  i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit z. Artan Grubi, e mbajti mbledhjen e tetë , në të cilin Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, Ivan Velikov Petkov, prezantoi Programin dhe Prioritetet për punën e Kryesimit të Bullgarisë të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018.

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, në fjalimin e tij hyrës theksoi se Maqedonia pret me 12 korrik në Samitin e NATO-së në Bruksel ftesë për anëtarësim, si dhe fillimin e negociatave  për anëtarësimin tonë në BE, në gjatë  kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së.  Më pas theksoi se patjetër të bëhen reforma të nevojshme në gjyqësi, sistemin e sigurisë, mënyrën e qeverisjes, mediet , luftën kundër korrupsionit dhe detyrat e tjera që i marrim nga Brukseli. Gjithashtu, e theksoi rëndësinë për kthim  më të shpejtë të opozitës  në Parlament .

Ambasadori Velikov Petrov , në fjalimin e tij  i njoftoi deputetët dhe të ftuarit e pranishëm  për moton  e kryesimit bullgar me BE-në “SË BASHKU JEMI MË TË FORTË” si dhe për prioritet, ndërmjet të cilave e theksoi prioritetin e dytë kushtuar perspektivës evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Në atë kontekst, informoi se kryetari i Komisionit Evropian z. Junker , gjithashtu, deklaroi se shoqërimi i Ballkanit Perëndimor me BE do të jetë qëllim primar dhe i komisionit  gjatë këtij viti. Ambasadori propozoi se vendi i tij e mbështet Maqedoninë me hapat e Qeverisë së Kryeministrit Zaev, opozita dhe sektori civil  për arritjen e qëllimeve më të larta nacionale , anëtarësim në BE dhe NATO dhe ajo të ndodh gjatë kohës kur me Këshillin Evropian kryeson pikërisht Bullgaria.

Në mbledhjen fjalime hyrëse mbajtën edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z Bujar Osmani Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Dimitrov dhe shefi i Delegacionit të RM-së në Maqedoni, ambasadori Samuel Xhbogar.

Gjithashtu, si përfaqësues i partisë më të madhe në pushtet LSDM-ja, fliste dhe deputeti z. Betiane Kitev, si dhe koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së z. Ejup Alimi.

Në mbledhjen ishin të ftuar dhe morën pjesë deputet  nga më shumë komisione të Kuvendit  përfaqësues të Përfaqësive  Konsullore Diplomatike në Republikën e Maqedonisë si dhe një numër i organizatave  përfaqësuese vendore dhe ndërkombëtare nga organizatat joqeveritare.