Sot e miratuam edhe Ligjin për nëpunës shtetëror më të cilin mundësojmë avancim në karrierë të administratorëve deri në tre shkallë, largojmë testin psikologjik dhe lehtësojmë procedurat për njohje të gjuhës angleze përfshirë dhe harxhimet për aplikim.

Bashkë me kolegët e amandamentuam këtë ligj duke mundësuar sistematizimin e të punësuarve nga sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit edhe në administratën publike, veç asaj shtetërore, për shembull shkolla, spitale, etj. Me këtë, zgjerohen mundësitë për sistematizim në të gjitha institucionet shtetërore konform përgatitjes profesionale.

Mbetet të rregullohet edhe pagesa e nëpunësve shtetëror në përputhje me arsimimin e kryer, por kjo besoj që do të bëhet pas analizës së Qeverisë për situatën dhe numrin e të punësuarve që kanë avancuar arsimimin e tyre.