Një grevë 24 orëshe, e dyta që nga e premtja e javës së kaluar, ka paralizuar pothuajse të gjithë Greqinë.

Në grevë janë përfshirë kontrollorët e trafikut ajror si dhe mjetet e transportit publik, çka ka sjellë kaos jo vetëm në linjat e brendshme ajrore, por edhe ato ndërkombëtare.

Greva ka nisur në ditën që parlamenti grek pritet të votojë paketën e masave të reja shtrënguese, si kusht për çlirimin e kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit.

Greva organizohet nga dy unionet më të mëdha sindikale në vend që përfshijnë punonjësit e sektorit publik dhe atij privat. Sindikalistët nënvizojnë se paketa e re e masave “o të shpërbëjë edhe ato mbetje të pakta të shtetit social që kishin shpëtuar gjatë viteve të krizës.