Eshte konsideruar si nëpër filma arratisja e tre shqiptarëve nga një paraburgim i Athinës gjatë mesnatës së kaluar. Ata kanë prerë hekurat e dritares dhe kanë zbritur poshtë me anë të çarçafëve.
Tre shtetasit u arratisen nga qelia e izolimit. Atyre iu ishin dhënë  të mërkurën e 3 janarit 2018, dënimet për vepra penale që lidhen me drogen dhe ndodheshin ne qelitë e gjykatës së Athinës, në pritje të transferimit në burg.

Policia ka filluar një operacion në shkallë të gjerë që nga mëngjesi i të enjtes për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Bashke me tre shqiptaret u arratis edhe një gjeorgjian i dënuar per , vrasje, i cili u kap pak me vonë.

Arratisja ndodhi në mesnatë.