Ditën e sotme PD ka nisur “sulmin” në Kuvend ku ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas PD-së Ruçi ka kryer një puç kushtetues dhe me anë të një kërkesë të dorëzuar në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, PD kërkon shkarkimin e Ruçit.

“Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi.

Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve.

Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Doreheqja e Ruçit eshte hapi i pare i kthimit te normalitetit ne parlament”- deklaroi Spaho. /albeu.com/