Është grabitur mesditën e sotme me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë pranë Hipotekës në kryeqytet.

Nga të dhënat e para raportohet se grabitësit ishin të armatosur dhe me maska. Grabitësit dyshohet se u larguan me një automjet fuoristradë.

Ende nuk dihet ende shuma monetare e grabitur në bankë. Policia, e cila ndodhet në vendgjarje ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.