Kompania amerikane Google i ka transferuar 19,2 miliardë dollarë në Bermude në vitin 2016 që u ka mundësuar kursim prej mbi tre miliardë dollarë në bazë tatimore.

Duke i shfrytëzuar “vrimat” tatimore, Google i ka transferuar shtatë për qind më shumë para se në vitin 2015, duke realizuar kursim prej 3,7 miliardë dollarë, publikoi Ekonomik tajms.

Për ta “mbrojtur” fitimin e realizuar jashtë vendit prej tatimit, pothuajse të gjitha të ardhurat prej një filiali në Irlandë, Google ia ka transferuar një kompanie në Holandë (pa të punësuar) dhe më pas në Ishujt Bermude, ku kompanitë nuk paguajnë për tatime.

Edhe krahas kritikave për skenën e tillë tatimore, praktika e Google është ligjore.