Barcelona ka bërë një përmbysje sensacionale kundër Real Sociedadit duke e mposhtur me rezultat 4-2 para tifozëve në Anoeta.

Një fillim mbresëlënës i skuadrës vendase, e cila krijoi epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë të lojës. Rezultatin e zhbllokoi Willian Jose (11′), ndërsa Juanmi (34′) e dyfishoi epërsinë.

Skuadra mysafire arriti ta shënojë një gol para se skuadrat të shkonin në pushim (39′). Paulinho ishte realizues.

Në fraksionin e dytë të lojës, katalunasit përmbysën gjithçka. Fillimisht, Luis Suarez me një gol shumë të bukur e barazoi rezultatin (71′).

Sulmuesi uruguaian e shënoi edhe golin e dytë personal (71′) duke regjistruar epërsinë e parë të Blaugranëve në këtë takim.

Dhe qershia mbi tortë ishte goli i Lionel Messi i realizuar nga gjuajtja e lirë (85′), për t’i marrë tri pikët e plota në “Anoeta” për herë të parë pas 10 vjetësh.