Gjysma e Tiranës ka mbetur mbrëmjen e djeshme pa energji elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin e ish-uzinës traktori në Tiranë. Por për OST-në, ky nuk ka qenë një defekt, por një ngjarje e qëllimshme.

Një prej drejtuesve të sektorit të OST-së, ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës. Sipas tij, në kabinën e dëmtuar është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Për ngjarjen e kësaj të fundit, OST ka kryer denoncim në polici ne komisariatin numër 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me mjete zjarri (dyshohet armë zjarri pasi është gjetur gëzhojë).