Kryetari i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicë është një akt kriminal dhe terrorist, që duhet ndëshkuar.

 “Kjo është një përpjekje që popullin serb ta fusin në një gjendje kaois, ky është një sulm ndaj popullit serb të shtyrë në ferr të luftës”, u ka thënë Gjuriq gazetarëve në Bruksel, raporton “Beta”, transmeton Periskopi.

Ai tha se në ditët e kaluara serbët ishin “të shtyrë nga lufta pa ndonjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare” dhe se kishte disa sulme ndaj pronës së tyre.

 “Kushdo që qëndron prapa kësaj, qoftë kriminelë shqiptarë apo serbë, duhet të dënohen”, tha Gjuriq