Alba nuk është edhe shumë i shqetësuar për veprimin në Anoeta, ndërsa ka kërkuar falje nëse dikujt i ka penguar.

Jordi Alba ishte protagonist i një prej polemikave në fitoren e Barcelonës kundër Real Sociedad, pasi kamerat e Movistar e kapën atë duke ua bërë me gishtin e mesëm tifozëve në “Anoeta”, aty ku Barça mori pikët e plota për herë të parë që nga viti 2007.

“Ata më kapën, apo jo?”, tha fillimisht Alba. “Më vjen keq nëse dikë e ka shqetësuar veprimi, ata gjithashtu më thanë dhe treguan gjithçka mua, kështu që e bëra si pjesë të spektaklit”, shtoi për ofendimet e tifozëve.