Shefi i Shtatmadhorisë së armatës izraelite Gadi Ajzenkot sot deklaroi se Irani shpenzon qindra milionë dollarë në vit në shumicën e intervenimeve ushtarake të cilët i kreu në Lindjen e Afërt, duke përfshirë në Siri, Jemen, Liban, Irak, Bahrejn dhe rajonin palestinez gazë.

“Irani shumë investoi në qëllimin që të arrihet hegjemonia rajonale”, deklaroi gjenerali izraelit në fjalimin në një universitet në qytetin Hercelia.

Investimi më i madh, sipas gjeneralit Ajzenkot, Irani e kreu në Liban, ku e ndihmon grupin gueril shiit Hezbollah i cili ishte faktor i rëndësishëm në fitoren e Bashar al Asadit në luftën qytetare në Siri.

Sipas vlerësimeve të Ajzenkotit, investimi iranian vetëm në luftën në Siri nga viti 2012 e deri tani është disa mijëra dollarë, me ç’rast iranianët atje kanë dërguar 2.000 këshilltarë të tyre ushtarak, 10.000 luftëtarë shiitë dhe 8.000 luftëtarë të Hezbollahut.

Në protestat që shpërthyen në Iran javën e kaluar, në të cilat deri tani janë vrarë mbi 20 persona, demonstruesit shpeshherë brohorisin se dëshirojnë që të hollat iraniane të shpenzohen brenda, në vend, e jo në aventura ushtarake në rajon.