Një person është gjetur i plagosur rëndë në rrugën Librazhd-Përrenjas, dhe dyshimet paraprake të policisë janë që burri të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, dhe të jetë braktisur pa i dhënë ndihmën e parë.

Personi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar nga uniformat blu, është transportuar në spital. Ai u gjet me plagë në kokë dhe në fytyrë në mes të rrugës në fshatin Xhyrë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.