Aktori i famshëm, George Clooney, është rikthyer në ekran pas afër dy dekadash me një rol  në serialin “Catch-22”.

Drejtoresha e Paramount Television, Amy Powell, që në bashkëpunim me Anonymous Content janë duke e realizuar serialin, ka njoftuar për Hollywood Reporter se seriali ka gjashtë episode dhe se Clooney do të përfitojë afër një milion dollarë për çdo episod.