Moderatori i “Stop”  Gent Zenelaj rrëfeu në Thumb se viti 2017 ka qenë i suksesshëm për të por siç ka patur momente të bukura ka patur edhe nga ato situata të cilat e kanë mërzitur.

Genti ka rrëfyer në veçanti një moment me vajzën e tij. Ai u shpreh se është ndjerë vërtet keq ku për pasojë të punës, një shfaqje në Durrës nuk ka mundur të arrijë në kohë për ditëlindjen e vajzës së tij.

“Isha në Durrës me shfaqje, salla ishte e mbushur plot. Kur mbërrita pas shfaqjes edhe pse isha duke ecur si i çmendur nuk arrita dot në kohë.Tashmë torta e ditëlindjes ishte prerë, dhe ajo ishte ditë shumë e rëndësishme për të. Por gjithsesi ne të nesërmen blemë një tortë dhe i bëmë të gjitha zakonet nga fillimi.”- u shpreh Genti.