Udhëheqësi i gjigantit rus për gaz “Gazprom”, Aleksej Miler njoftoi se kompania në thellësinë e Detit të Zi tanimë ka vendosur mbi 700 kilometra nga të dyja linjat e gazsjellësit “Rrjedha turke”, që paraqet rreth 38 për qind nga gjatësia e përgjithshme e trasesë detare.

Miler theksoi edhe se në vitin 2017 në Turqi janë regjistruar tendenca të rritjes së kërkesës së gazit rus.

“Është vendosur rekord i ri historik i dërgesës së gazit në Turqi”, vërejti Miler.