Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Manastirit brenda dy viteve do të bëhen me gaz natyror, por vetëm nëse autoritetet komunale janë të gatshme që deri atëherë të ndërtojnë rrjet lokal të gazsjellësit. Nga kompania shtetërore “Resurset energjetike të Maqedonisë” paralajmëruan se gazsjellësi kryesor deri në këto qytete do të ndërtohet deri në fund të vitit 2019-të gjegjësisht fillimin e vitit 2020. Këtë vit do të ndërtohen 80 km, për çka në buxhet janë siguruar 40 milionë euro. Punimet paralelisht do të zhvillohen në dy trase. Nga Shkup drejt Gostivarit me krah për në Tetovë si dhe nga Shtipi drejt Negotinës, e më pas edhe deri në Manastir.

Do të kontaktojmë me të gjitha komunat dhe kryetarët ku kalon traseja nacionale e gazifikimit. Do të intensifikojmë raportet dhe do t’i ndihmojmë çdo komunës që të fillojë procesin e gazifikimit të komunave- deklaroi Blagojçe Koteski, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Resurset energjetike të Maqedonisë”

Më pas, komunat do të zgjedhin se si do ta ndërtojnë rrjetin e shpërndarjes. Mund të formojnë ndërmarrje publike, përmes partneritetit publiko- privat apo detyrën t’ia besojnë ndonjë investitori privat. Ndryshe, për momentin problem më serioz me të cilin ballafaqohet shteti është shpronësimi i truallit përgjatë trasesë.

Lëndët të cilat i punojmë, siç është shpronësimi, kur të fillojnë të shtypen, këtu ku e mbajmë konferencën e shtypit, do ta mbushin gjysmën e dhomës. Janë shumë- shtoi ai.

Në Maqedoni, për momentin gaz natyror përdorin Strumica, Kumanova dhe Shkupi. Në kryeqendrën ky energjens është i kapshëm për disa kapacitete industriale dhe objekte të caktuara publike, por jo edhe për amvisëri.