Gazetarja Anduena Llabani ka lëshuar një deklaratë të fortë për ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Katër letër -porosi për pronat dhe pasuritë janë dërguar jashtë vendit  për cështjen Tahiri.  Informacioni është zyrtar po punohet fort për këtë çështje.

Çështja Tahiri do shkojë deri në fund”, tha gazetarja më studion e Ora News.

Sa i takon aparaturës së përgjimit që mendohet se është përdorur në kohën kur Tahiri ishte ministër i Brendshëm, gazetarja tha se, në gjurmët e kësaj aparature është rënë para një takimi të nivelit të lartë.

“Shumë shpejt zotin Tahiri do ta shohim si të penduar i drejtësisë. Mendohet se ai ka shumë përgjime dhe mos harrojmë deklaratat e para të tij, kur diskutohej kërkesa për arrestimin e tij, që do flas në momentin e duhur”, u shpreh gazetarja.