Gazetarja Mençe Toçi ka shpërthyer kundër qeverisë aktuale të kryeministrit Zoran Zaev. Ajo ka theksuar se pakënaqësia po rritet përditë kundër kësaj qeverisje që nuk ka lidhje për të qeverisur.

“Mjaft më nga transparenca e këtij pushteti. Ju lutem emëroni njerëz me cilësi dhe që kanë mirëkuptim. A me fëmijë kemi punë”, ka shkruar gazetarja e televizionit A1, që ishte mbyllur nga regjimi i Gruevskit.

Sipas saj, pakënaqësia nga politikat e këtij pushteti gjatë periudhës së fundit po rritet, si në planin ekonomik, shëndetësinë, për nivelin e ndotjes, etj. Ajo edhe më parë kishte lëshuar “bomba” të forta kundër qeverisjes aktuale dhe politikave të kryeministrit Zoran Zaev.