Kryetari i komunës së Cairit, Visar Ganiu ka vizituar në natën e ndërrimit të motmoteve stacionin policor të Bit Pazarit dhe repartin e kujdestarisë së zjarrfikësve.

“Në natën e ndërrimit të motmoteve vizitova stacionin policor të Bit Pazarit dhe repartin e kujdestarisë së zjarrfikësve për të vëzhguar nga afër gatishmërinë e tyre për intervenim eventual gjatë kësaj nate festive. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Qoftë i mbarë për të gjithë viti 2018!”, ka shkruar Ganiu në facebook.