Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 rezultojnë të zhdukur pasi që u fundos një anije, që ka transportuar udhëtarë nga Venezuela drejt ishullit Kurasao.

Në anije kanë qenë 34 udhëtarë, ndërsa të paktën dy persona kanë arritur të sigurt duke notuar deri në breg,

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personave të mbijetuar.

Incidenti ka ndodhur në momentin e tensioneve të rritura pasi që presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro sot urdhëroi suspendim të tregtisë me Kurasaon, Arubën dhe Bonerin.