Pontresina është një komunë në kantonin Graubünden të Zvicrës e rrethuar nga pyje me pisha të mrekullueshme. Ky vendpushim malor karakterizohet nga hotele elegante nga periudha “Belle Epoque”, ku fshatrat e saj duket sikur kanë dalë nga një përrallë.

Fshati historik malor (1,800 metra) magjeps çdo vizitor që shkon atje, ku hotelet e para për turistët u ndërtuan në shekullin e 19-të. Bukuria e këtij resorti jo shumë të madh qëndron tek ndërthurja e arkitekturës së shtëpive të bukura Engadine me “sgraffito” (mure të dekoruara) tipike të tyre, nga shekujt 17 dhe 18 me hotelet elegante të stilit “Belle Epoque”.

Ky është fshati i preferuar i Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila prej më shumë se 10 vjetësh, frekuenton këtë zonë për të shijuar pushimet dimërore me bashkëshortin e saj.

Pontresina ofron kënaqësi të jashtëzakonshme alpine si zbavitje në majat dhe akullnajat që rrethojnë këtë vendpushim idilik me rrugë piktoreske, ngjitje në akull, turne skish dhe ecje në dëborë.

Ky është një vend i preferuar për skiatorët profesionistë pasi këtu zhvillohet edhe maratona e famshme e skiatorëve që bëjnë ecje në borë vetëm me ski (pa mjete të tjera asistence, si për shembull teleferikë), sport gjithashtu i preferuar nga Angela Merkel.