Ajo, është një nga personazhet më të komentuar vitet e fundit. Roli në një nga filmat më të ndjekur, e ka kthyer në një ikonë të kinemasë pavarësisht moshës së re dhe përvojës së paktë.

Ndërsa ai, prej vitesh, është një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës rock. Ndërkohë tani, pa pritur e pa kujtuar, formojnë një çift.

Çifti i ri, Dakota Johnson dhe Chris Martin janë parë bashkë për herë të parë teksa kanë dalë bashkë një natë në Malibu.

Për aktoren dhe këngëtarin e Coldplay, flitej prej pak kohësh që ishin bashkë, por tashmë, fotot e publikuara nga Dailymail na japin mundësinë të shohim si duken pranë e pranë, një nga çiftet që me siguri do kthehet në një fiksim për publikun.

Me mbylljen e serive të Fifty Shades, publiku do mund të ndjekë romancën e vërtetë të Dakota Johnson-it.