Edhe pse nuk janë të të njëjtit nivel, ky krahasim ndërmjet një veture të shpejtë me naftë dhe tjetrës me benzinë është interesant.

Top Gear ka realizuar një garë në vijë të drejtë ndërmjet një veture Ford Focus RS dhe një Audi SQ7, transmeton Express. Ford Focus RS ka ndërrues të shpejtësive manual, ndërsa Audi SQ7 vjen me ndërrues të shpejtësive automatik.

Audi SQ7 fuqizohet me motor 4.0-litër V8TDI i cili përdor një kompresor elektrik për të eliminuar vonesën e turbo kompresorëve. Audi përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin brenda 4.8 sekondave.

Në anën tjetër, Ford Focus fuqizohet nga një motor më i vogël 2.3-litër EcoBoost me benzinë i cili prodhon 345 KF të cilën e shpërndan në të gjitha rrotat. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 4.7 sekonda.