Kryeministri Zoran Zaev po lutet: Zot, na zgjidh kontestin për emrin!, ky është titulli kryesor në ballinën e javores “Fokus”. Në këtë shkrim autorial nënvizohet se kryeministri Zoran Zaev po bën përpjekje maksimale për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura nacionale.

“Është menduar për gjashtë muaj për të zgjidh të gjitha problemet kombëtare që janë grumbulluar me shekuj e dekada, dhe që janë përhapur si metastazë në thelbin e emrit dhe identitetit”, shkruan “Fokus”, duke shtuar se ai po synon anëtarësimin në NATO dhe BE, zgjidhjen e  statusit të kishës dhe ndoshta dërgimin e një maqedonasi për here të parë në hapësirë…