Pas ardhjes së kryesisë dhe të dorëhequrve, tash më ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Grupit Parlamentar.

Mirëpo, kjo mbledhje nuk po lejohet të përcjellët nga media. Madje edhe pse jashtë po mbizotërojnë temperatura të ulta, zyrtarë të Vetëvendosjes nuk po i lejojnë që gazetarët të hyn as brenda Vetëvendosjes.

Rekomandimet nga njerëzit e Vetëvendosjes ishin që gazetarët të e shfrytëzojnë garazhin derisa të përfundon mbledhja.