Rezistenca antimikrobike përbën kërcënim që bota të hyjë në një epokë post-antibiotike në të cilën dështon veprimi i barnave të sotme për të shpëtuar jetën. Ngadalësimi i zhvillimit të mikrobeve rezistente ndaj mjekimeve është synimi i një partneriteti të ri midis FAO dhe Universitetit Suedez të Shkencave Bujqësore.

FAO po nxit përpjekjet globale për të mbajtur antimikrobikët që veprojnë për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe publikut duke trajtuar një sfidë kryesore: përdorimi i tepruar dhe keqpërdorimi i antimikrobikëve në të gjithë sektorët përshpejton shkallën në të cilën mikrobet zhvillojnë rezistencë.

Duke u bazuar në Planin e Veprimit të FAO mbi Rezistencën Antimikrobike, Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore (SLU) do të marrë sfidën e zhvillimit të një manuali të qasjeve praktike, hap pas hapi për përdorim më të kujdesshëm të antimikrobikëve nga veterinerët dhe prodhuesit në sektorin e blegtorisë.

“Ne kemi kënaqësinë të punojmë me SLU në zhvillimin e një burimi kritik për të ndihmuar veterinerët dhe fermerët në Ballkan, Azinë Qendrore dhe Europën Lindore të përditësojnë praktikat e tyre për përdorimin e kujdesshëm të antimikrobikëve dhe prodhimin e qëndrueshëm të bagëtisë”, tha zyrtarja e FAO-s për shëndetin dhe prodhimet me prejardhje shtazore, Andriy Rozstalnyy.

“Shumë nga praktikat e mira të rekomanduara, siç është përmirësimi i biosigurisë në fermë, janë gjithashtu një investim në një prodhim më të qëndrueshëm në përgjithësi për të ushqyer një popullsi në rritje”, vuri në dukje Rozstalnyy.

Prodhimi i udhëzuesit është një pjesë kyçe e nismës së FAO-s në mbarë botën si rezistencë antimikrobike, e njohur si AMR, është një problem global që kërkon ndryshime praktike në çdo rajon për të kryesuar në këtë garë evolutive.

Profesorja e Njësisë së Bashkëpunimit Global të SLU-së, Ulf Magnusson do të drejtojë projektin, duke hulumtuar dhe përputhur udhëzimet e ndryshme dhe rekomandimet e ekspertëve kryesorë në një manual të vetëm të përdorimit të qasjeve praktike për të ndihmuar në udhëheqjen e shërbimeve veterinare për kafshët dhe prodhimtarinë e tyre.

”SLU është e gatshme të marrë përsipër këtë mision të rëndësishëm me FAO,” – tha në një deklaratë Ylva Hillbur, nënkryetare e SLU-së për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Suedia e ndaloi me sukses përdorimin rutinë të antibiotikëve përnxitjen e rritjes në sektorin e blegtorisë në vitet 1980 – pa kompromentuar shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve.

Përveç manualit të ri, takime informuese do të organizohen për këtë partneritet. Universiteti ka një histori të transferimit të përvojës suedeze nëpërmjet trajnimeve ndërkombëtare dhe ushtrimeve të shpërndarjes së dijeve. Suedia ka rol drejtues në rrugën e trajtimit të rezistencës antimikrobike në bujqësi, duke ndaluar me sukses përdorimin rutinor të antibiotikëve për promovimin e rritjes në sektorin e blegtorisë në vitet 1980 – pa kompromentuar shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve.

Ndërsa rezistenca antimikrobiale nëse nuk mund të kontrollohet, ka potencial të shndërrohet në një barrë shkatërruese për shëndetin publik, prodhimet ushqimore dhe ekonomitë “veprimi i shpejtë për AMR mund të na vendosë në një rrugë më të qetë, të shëndetshme dhe të begatë të zhvillimit të qëndrueshëm, në mënyrë që ne të mund të arrijmë zhdukjen e urisë “, tha Rozstalnyy.

Trajtimi i AMR në prodhimin e bagëtive do të jetë në qendër të një aktiviteti të FAO-s në kuadër të Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë në Berlin më 19 janar 2018 – si një tjetër mundësi për të rritur ndërgjegjësimin rreth kësaj çështjeje.