Pjesë të Francës nga Evropa veriperëndimore natën e kaluar dhe sot janë përfshirë nga stuhia Eleanor, e cila shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në qarkullimin ajror.

Era e fuqishme ka lënë pa energji elektrike pothuajse 200.000 shtëpi në pjesën veriore të Francës. Erërat në disa vende kanë arritur shpejtësi deri në 140 kilometra në orë.

Për shkak të motit të keq sot është mbyllur për vizitorët Kulla Eifel në Paris.

Era e fuqishme ka shkaktuar vonesë të fluturimeve të aeroplanëve, ndërsa problem më të madh ka në aeroportin e Parisit, “Sharl de Gol”.

Në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë kanë fryrë erëra me shpejtësi edhe deri në 160 kilometra në orë.

Moti i keq ka sjellë shi dhe breshër dhe ka lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike. Më fuqishëm është goditur rajoni Konruoll në Anglinë jugperpëndimore.

Meteorologët parashikojnë se gjatë ditës së sotme era mbi Britaninë e Madhe mund të arrijë 130 kilometra në orë.

Era e fuqishme, shkaktoi ndërprerje të qarkullimit në aeroportin S’hiphol në qytetin holandez Amsterdam.

Era fryn me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, për çka administrata e aeroportit ka anuluar 176 nga 1.200 fluturimet e parapara dhe paralajmëroi se është e mundur të anulojë edhe fluturime të tjera.

Aterrimet dhe fluturimet e tjera zbatohen me vonesë me nga gjysmë ore. S’hiphol është një prej aeroporteve më të frekuentuara në Evropë.

Stuhia Eleanor natën e kaluar e goditi territorin e Belgjikës, duke shkaktuar dëme serioze materiale.

Sinoptikët informuan se shpejtësia e erës ka arritur deri në 110 kilometra në orë.

Banorë lokal për mediat belge deklaruan se Eleanor ka qenë stuhia më e fuqishme që e mbajnë mend.

Era e fuqishme, e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme të shiut, ka çrrënjosur ose thyer numër të madh të pemëve të cilat kanë dëmtuar disa automobila.

Tani për tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar.