Sipas të dhënave të Eurostat-it, bullgarët dhe kroatët me fuqinë blerëse mbeten prapa pas pjesës më të madhe të anëtareve të Bashkimit Evropian.

Kroacia është në vendin e parafundit sipas konsumit për banor, i cili tani paraqet 59 për qind nga mesatarja në BE. Sipas tyre, vetëm Bullgaria është më e dobët se Kroacia.

Kroacia për herë të parë është tejkaluar nga Rumania në të cilën konsumi është 61 për qind e mesatares evropiane, theksojnë mediumet kroate.

Turqia në rritje të standardit jetësor ka tejkaluar tashmë katër anëtare të Unionit dhe pothuajse të gjitha shtetet nga EJL. Një turk mesatar me konsum i cili është 64 për qind e mesatares në BE, ka fuqi më të madhe blerëse se banorët e Kroacisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, BeH-së, Shqipërisë…

Eurostat-i të dhënat i bazon në shportën konsumtaore të mallrave të njëjta në shtete të ndryshme.