Gjithsej 93 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë dhjetorit në rajonin më të gjerë të Tetovës që është 31 aksidente më shumë në krahasim me të njëjtën periudhën vitin e kaluar.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski infiormoi se një nga aksidentet e dhjetorit ka qenë me një viktimë për dallim nga viti i kaluar kur në aksidentet në dhjetor e kanë humbur jetën dy persona. Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda dhe 74 lëndime të lehta trupore, ndërsa në 54 aksidente janë shkaktuar dëme materiale e cila vlerësohet në katër milionë e 350 milionë denarë.

Numri më i madh i aksidenteve, gjegjësisht 41, kanë ndodhur nëpër rrugët e Tetovës, para së gjithash në bulevardet “Ilindenska”, “Video Smilevski-Bato” dhe “Marshal Tito”, si dhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe rrugët rajonale drejt Pirokut dhe Vollkovisë.

“Statistika policore tregon se arsye më e shpeshtë për aksidentet, posaçërisht për ato me pasoja më të rënda, është shpejtësia e paaftësuar gjegjësisht 27 raste janë me shpejtësi të tejkaluar, pastaj mosrespektimi i përparësisë, kryerja jo e rregullt e veprimit dhe të tjera. Këtë muaj kanë ndodhur 18 dalje nga rruga, në 10 raste pjesëmarrës të drejtpërdrejt kanë qenë këmbësorë, ndërsa 11 janë shkaktuar nga kafshë, kryesisht qenë-endacak, më së shpeshti si pasojë e rrugës së pasigurt dhe lëvizjes së tyre të pakontrolluar nëpër autostradë posaçërisht në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e herëta të mëngjesit”, deklaroi Josifovski.

Gjatë dhjetorit janë kontrolluar gjithsej 4.135 automjete nga të cilët 1.505 nuk kanë qenë në rregull. Nga komunikacioni janë shkyçur 101 automjete, si dhe 124 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 105 shoferë-fillestarë dhe nëntë shoferë me ndalesë së vlefshme për drejtim të automjetit. Për kundërvajtjet e zbuluara në aksident policia ka dorëzuar 719 urdhëresa të mandateve dhe 381 urdhëresa pagesore për kundërvajtje, ndërsa për shkak të parkimit jo në rregull janë larguar 197 automjete. f