Komediani Ermal Mamaqi duket se nuk di t’i ndalë shakatë këtë fillim viti.

Në shënjestrën e tij këtë herë ka qenë velina e emisionit që ai drejton, ”Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella.

Ai ka publikuar një foto të Kejvinës në profilin e tij në rrjete sociale, ku shkruan: “Kërkojmë burrë për ktë vajzën… të interesuarit të lënë një CV te recepsioni i TV Klan,” – përfundon Mamaqi.

Sigurisht që ky postim i tij ka marrë mjaft komente në rrjete sociale.

Pas këtij postimi nuk ka munguar edhe reagimi i bukuroshes seksi, e cila gjithashtu ia ka kthyer me humor. “Hajt ishalla po na sheh zoti”, – përfundon Kejvina në postimin e Ermalit.

Image