Kejvina Kthella është një nga femrat më të zjarrta dhe rrjedhimisht më të përfolura të momentit, shkruan Gazeta Blic.

Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin”, është përfolur gjatë në rrjetet sociale.

Dalja e saj e parë në publik bëri bujë dhe shkaktoi reagime të shumta.

Bukuroshja bionde nuk e mendoi dy herë të nxirrte në shesh ‘zogun’, pas performancës së saj të parë në emision.

Për çdo paraqitje Kejvina komentohet shumë dhe pëlqehet shumë nga fansat e saj.

Ajo ka një numër të madh të ndjekësve në rrjetin social “Instagram”.

Mirëpo Ermali ka publikuar një fotografi të velines së emisionit të tij, ku Kejvina ka marrë një pozitë shumë provokuese, por ajo se  çka bie në sy është mbishkrimi i Ermalit ku ka kërkuar burrë për Kejvinën.