Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi thotë se janë lëshuar urdhëra për ndalimin e 70 oficerëve ushtarakë të dyshuar për lidhje me një rrjet të udhëhequr nga kleriku amerikan Fethullah Gulen.

Agjencia Anadolu tha se prokurorët në krahinën qendrore turke të Konia nxorrën urdhëresa kundër 58 oficerëve ende në detyrë aktive si dhe 12 oficerë të cilët ishin shkarkuar më parë nga forcat e armatosura.

Operacionet e policisë për të kapur të dyshuarit ishin duke u zhvilluar në 27 provinca, njoftoi agjencia.

Turqia akuzon Gylenin për krijimin e një përpjekjeje grushti ushtarak në korrik  të vitit 2016. Gulen i mohon akuzat.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisi një goditje masive pas grushtit të shtetit, duke rezultuar në rreth 50,000 arrestime dhe shkarkimin e më shumë se 110,000 njerëzve nga punët shtetërore, duke përfshirë edhe ushtrinë.